Manifestimi i 2 marsit/ Bardhi thirrje demokratëve: Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka postuar në faqen e tij në Facebook një thirrje tjetër për pjesëmarrje në manifestimin e datës 2 mars pasdite në Tiranë.

“Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve”, shkruan Bardhi në shënimin e tij.

Ja postimi:

Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.