Boshatiset tregu amerikan, kirurgu gjeneral i SHBA: 'Mos blini më maska'

Mjeku më i mirë në Shtetet e Bashkuara ka një këshillë të vetme: mos blini më maska.

Kirurgu general i SHBA, Dr, Xherom Adams postoi në Twitter ditën e djeshme një përgjigjie ndaj boshatisjes së tregut nga blerjet në panik. Ai shprehet;

“Seriozisht njerëz. Boll bletë maska! Ato nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por nëse stafi mjekësor nuk i përdor dot për tu kujdsur për pacientët e sëmurë. Larja e duarëve, qëndrimi në shtëpi gjatë sëmundjeve dhe masa të tjera janë parandalimi më i mirë.”

Ky tweet vjen pas shumë blerjeve të pakontrolluara, të nisura nga frika e koronavirusit. Shqetësimi mbetet mungesa e maskave në spitale, pas blerjes së tyre nga populli, në panik.

Dr. Uilliam Shafner tregon për CNN se blerja në panik është një përgjigjie psikologjike ndaj frikës që një virus i tillë sjell.