Virusi i frikshëm/ Në Australi, shënohet viktima e pare nga koronavirusi

Këtë të dielë është shënuar dhe vdekja e parë e një personi nga koronavirusi në Australi.

Viktima është një burrë 78-vjeçar i riatdhesuar nga anija e lundrimit Diamond Princess. Mediat ndërkombëtare raportojnë se sShefi i Shëndetit të shtetit të Australisë Perëndimore, Andreë Robertson ka konfirmuar përmes një konference për shtyp edhe gruaja e viktimës ishte gjithashtu e infektuar, por në një gjendje të qëndrueshme.

Departamenti i Shëndetësisë ka konfirmuar po ashtu edhe 3 raste të reja me koronavirus në Australi të dielën, ç’ka çon në 27 numrin kombëtar të rasteve.