Trump përshëndet marrëveshjen me Afganistanin/ Planifikon takim me liderët taleban
Presidenti amerikan Donald Trump, të shtunën tha se ai do të takohej personalisht me drejtuesit e Talibanëve në të ardhmen e afërt dhe kundërshtoi kritikat për një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara nënshkruan me kryengritësit në Afganistan.
Ai foli disa orë pasi përfaqësuesit e SHBA dhe Talibanëve nënshkruan një marrëveshje që mund të hapë rrugën drejt tërheqjes së plotë të ushtarëve të huaj dhe të shkojë më afër përfundimit të luftës 18-vjeçare në Afganistan, raporton Reuters.
Trump tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se marrëveshja duhet të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat e saj në Afganistan nga 13,000 në 8.600.
Gjithashtu Trump mbajti gjallë mundësinë e tërheqjes përtej këtij numri, por tha që Shtetet e Bashkuara mund të lëvizin përsëri forcat ushtarake në vend, nëse do të ishte e nevojshme.
Në vërejtjet e mëvonshme gjatë një konference politike konservatore në periferinë Maryland, Trump tha se nëse Talibanët përmbushin angazhimet e tyre, lufta "do të mbarojë".
"Ne nuk mund të jemi polici për botën," tha ai.
Trump shpesh ka shprehur dëshirën për të ndalur "luftërat e pafund" dhe ka thënë se ai është prekur personalisht nga takimi me ushtarët e plagosur të cilëve u mungojnë gjymtyrët, gjatë vizitave të tij në Walter Reed Center Center.