PD duhet të nxjerrë djemtë dhe familjet e forta, jo me delikatesë

Pse? Nëse PS do kishte delikatesë e qytetari, dakord. Por sot kushdo që ka pak qytetari e distancë nga krimi në PS, është thjesht dekor.

Edi Rama ka marrë çdo bandit dhe e ka zyrtarizuar banditizmin si ideologji sundimi. Dikujt i ka dhënë uniformë, dikujt lekë, dikujt post. Synon ta marrë prapë me forcë e me lekë. Ta marr unë kështu – mendon – pastaj le të shkruajnë raporte e hartime OSBE-ja se nuk bëjnë efekt.

Shqiptarët nuk të shajnë pse di t’i rezistosh e ta poshtërosh me çdo formë ketë kryeministër, pasi i kanë larë duart me të, nuk u intereson, nuk i dalin më në mbrojtje. Presin të dalë dikush me potencë e t'ua largojë.

Ndaj PD nuk ka pse merr me qera banda, as vrasës, as tutorë – janë individë e familje tradicionale që as nuk i tremben kujt, as nuk i hapin rrugë kujt. Këtu i kemi, në Shqipëri. Thjesht duhen gjetur individët që i përfaqësojnë.

Ky njeri duhet fyer sepse vetëm fyen, duhet tallur sepse vetëm tall, dhe i duhet vënë bllokada e forcës, duke ia zhvlerësuar mekanizmin e forcës kriminale, sepse mendon se me ketë formulë do të mundet ta rigrabisë pushtetin.

I duhet bërë e paleverdisshme kjo aspiratë – le të vijnë banditët e tij të shkaktojnë gjakderdhje, jam i sigurt se askush nuk hyn në hasmëri për të. Le të dalin kukullat ambasadore pro tij, kur ta shohin se po i rrëshqet dheu nën këmbë, do e shesin se nuk do u duhet më.

Po të dojë PS, le të kandidojë intelektualë, të kandidojë me premtime e me programe si në shumicën e vendeve të Europës. PD ia ka bërë ketë ofertë; ejani konkurrojmë pa krimin në mes.

Nëse s'do, një ditë do u duhet të përballen me luftë të mirëfilltë. Se nuk do durojnë shqiptarët një person a grupim që i merr zgjedhjet me zor, me ish-burgaxhinj, me makinacione, pastaj shkon firmos që paratë e shqiptarëve të shkojnë tek Byroja Politike e Biznesit, Vilma Nushi, Klodian Zoto etj. Pastaj pasi është nginjur në lekë, të dalë e të tallet me idenë: “Jam në rregull unë, lek po, pushtet po, media po”.

Ky popull nuk e pëlqen delikatesën në përballje. Do të shikojë tek dikush atë që nuk guxon ose përton të bëjë vetë: forcën, virilitetin, hazerxhevapin, epërsinë intelektuale dhe vizuale.