FOTO/ I dashuri i 'Zogut të Tiranës'? Flet modeli: Ishim thjesht...

Modeli i njohur, Franc Popoçi, 20 vjeç, ishte i ftuar sot në "Pop Culture", ku foli për herë të parë për përgjimet e Zogut të Tiranës, në të cilat doli edhe emri i tij. 

Ai u shpreh se ato që janë publikuar nuk janë të vërteta dhe ai me Hermesin ishin thjesht miq.

“Përsa i përket pjesës së përgjimeve apo atyre që ka nxjerrë media përderisa nuk kam reaguar fare do të thotë që asgjë nga ato që ka dal nuk është e vërtetë. Thjesht e kam patur mik nga puna që kam bërë dikur, se kam qenë menaxher në një club ku ai punonte. Thjesht kishim miqësi si je si kalon, por jo çfarë ka dalë", u shpreh ai.

"Pra ato biseda nuk janë bërë nga ty?", e pyeti Kilda. "Normalisht që jo", u përgjigj Franci. "Ata kanë shkëputur pjesë dhe i kanë lidhur sipas dëshirës për të më prishur iimazhin", shtoi modeli.