Konfirmohet rasti i ri me koronavirus në hotelin e izoluar në Tenerife

Një shtetase italiane që po qëndron në një hotel në Tenerife i cili është vendosur në izolim pasi janë zbuluar katër raste me koronavirus, ka rezoltuar pozitiv me virusin, konfirmuan autoritetet rajonale të shëndetit të shtunën.

Shtetasja italiane, pjesë e të njëjtit grup si katër rastet e para në hotelin H10 Costa Adeje Palace, ka qenë në izolim në një dhomë hoteli që nga 24 shkurt dhe do të dërgohet në spital, thanë autoritetet rajonale të shëndetit të Ishujve Kanarie, raporton Reuters.

Rasti i sotëm e rrit numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në Ishujt Kanarie në gjashtë, pesë në Tenerife dhe një në La Gomera.

Të shtunën, ditën e katërt të izolimit të hotelit, disa nga 130 të pranishmit që ishin lejuar të largoheshin të premten, u panë duke dalë nga hoteli bashku me valixhet.

Më shumë se 700 turistë mbeten brenda duke pritur një periudhë izolimi 14-ditor të imponuar nga e mërkura.