Bekohet sërish Johnson/ Kryeministri dhe Zonja e tij e Parë janë fejuar dhe presin një foshnje

Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds janë fejuar dhe presin një fëmijë në fillim të verës.

Kryeministri është tashmë babai i pesë fëmijëve, megjithatë ky do të jetë fëmija i parë i lindur nga partnerja e tij 31-vjeçare, raporton Dailymail.

Z. Johnson kohët e fundit u divorcua me gruan e tij Marina Wheeler, me të cilën ai ka dy vajza dhe dy djem.

Ndërsa ishte akoma i martuar, ai filloi të takojë znj. Symonds dhe çifti besohet se kanë qenë në lidhje për afro dy vjet.

Një zëdhënës i çiftit tha sonte: 'Kryeministri dhe Znj Symonds janë shumë të lumtur që njoftuan angazhimin e tyre dhe se ata po presin një foshnjë në fillim të verës.'

Zonja Symonds dhe Z. Johnson, të cilët jetojnë së bashku në Downing Street, kohët e fundit u kthyen nga një pushim luksoz në Karaibe në Mustique.