Bayern shkatërron Hoffenheimin, banderola ofenduese tensionon sfidën

Bayern Munich marshon drejt titullit kampion në Gjermani.

Gjiganti bavarez ka mposhtur në transfertë Hoffenheimin me rezultatin e thellë 0-6 duke fituar 3 pikë në javën e 24 në Bundesliga.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Serge Gnabry, i cili shënoi në minutën e 2’ të takimit. Vetëm pesë minuta më vonë, Joshua Kimmich dyfishoi avantazhin e Bayern, duke paralajmëruar se do të ishte një pasdite e vështirë për vendasit.

Në minutën e 15’, Bayern shënoi edhe golin e tretë, me Joshua Zirkzee që gjeti rrugën e golit. Rezultatin e pjesës së parë (0:4) e vulosi braziliani Philippe Coutinho, me golin e shënuar në minutën e 33’.

Fraksioni i dytë i lojës nisi furishëm për skuadrën e Hansi Flick, e cila gjeti golin e pestë në minutën e 47’, përsëri me brazilianin Coutinho.

Golin e fundit që “vulosi” rezultatin përfundimtar të takimit e realizoi Leon Goretzka vetëm 6 minuta pasi ishte futur në fushën e blertë si zëvendësues.

Takimi u ndërpre në minutën e 78-të për shkak të një banderole fyese të nxjerrë nga tifozët miq kundër pronarit të Hoffenheim, Dietmarr Hop.

"Dietmar Hopp mbetet një bir ku*ve”, shkruhej në banderolën e shpalosur nga tifozët bavarezë ndërsa arbitri kërkoi që lojtarët të futen në tunel.

Trajneri Hansi Flik ka shkuar me shpejtësi drejt tifozëve të tyre dhe u kanë kërkuar që të ndalen. Kanë zbritur në fushe Rumenigen së bashku me Saliamixhic. Madje edhe legjenda e Bayernit, Oliver Kahn tentoi të qetësonte tifozët e skuadrës bavareze, por duket se ata kanë një mllef të madh.

Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutave, me dy skuadrat që i pasonin topin njëra tjetrës.

Kështu, Bayern pas kësaj fitore kryeson Bundesligan me 52 pikë të grumbulluara, 4 më shumë se RB Leipzigu i vendit të dytë.