Presidenti Trump e kishte propozuar edhe më parë ligjvënësin Ratcliffe nga Teksasi për këtë post. Por në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar ai tërhoqi papritmas emrin e tij mes debateve rreth kualifikimit të zotit Ratcliffe për vendin e punës. Demokratët dhe republikanët e kritikuan atë për mungesë përvoje në këtë fushë.

Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Ratcliffe do të zëvendësojë ambasadorin Richard Grenell i cili më 20 shkurt u emërua nga presidenti Trump në krye të Shërbimeve të Zbulimit, ndërsa mban postin e ambasadorit në Gjermani dhe atë të të dërguarit të posaçëm të presidentit për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ambasadori Grenell e përgëzoi të premten zotin Ratcliffe.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikëqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA.

Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Trump zëvendëson Grenell/ Nominon John Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, të premten emëroi ligjvënësin John Ratcliffe në krye të komunitetit të shërbimeve amerikane të zbulimit.

“Johni është një njeri i jashtëzakonshëm dhe një talent i madh”, shkroi presidenti Trump në rrjetin social twitter të premten, raporton VOA.