VIDEO/ Bayern i pamëshirshëm ndaj Hoffenheim, realizon tre gola në 15 minuta lojë

Është duke u luajtur në këto momente ndeshja mes Hoffenheim dhe Bayern Munich, e vlefshme për javën e 24-rt në Bundesligën gjermane.

Bavarezët kanë shënuar tre gola të shpejtë në sfidën kundër

Fillimisht ishte Gnarby i cili realizoi në minutën e dytë pas një krosimi të Muller. Golin e dytë për bavarezët e shënoi, Kimmich në minutën e 7-të. 25 vjeçari goditi fuqishëm nga jashtë zone, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit, ndërsa golin e tretë për Bayern e realizoi  talenti, Joshua Zirkzee në minutë e 15-të.