SHBA do t’i tërheqë trupat nga Afganistani për 14 muaj nëse talebanët plotësojnë kushtet

SHBA dhe NATO do të tërheqin të gjitha trupa nga Afganistani brenda 14 muajve nëse talebanët do t’i përmbushnin angazhimet e tyre, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga qeveria afgane dhe amerikanë të shtunën.

“Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave nga Afganistani brenda 14 muajve, pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët dhe marrëveshjes SHBA-Taleban, në varësi të përmbushjes nga talebanët të zotimeve të tyre,” thuhet në deklaratë.

SHBA do të fillojë të reduktojë forcat e saj në Afganistan deri në 8600 brenda 135 ditëve të marrëveshjes SHBA-Taleban, e cila u firmos sot në kryeqytetin Doha të Katarit dhe ku ishte i pranishëm edhe Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit.

Delegacioni taleban në foto dhe festimet në Afganistan: