Greqi, trageti me një të infektuar me koronavirus ndalet në portin e Patrës

Një traget që duket se kishte një pasagjer me koronavirus ka ndalur në portin e Patrës në Greqi të premten në darkë, pasi e zbriti rastin e dyshuar në portin e igumenicës.

Pacientja që është grua, ishte në tragetin Cruise Olympia, nisur nga Italia, kur kërkoi të thirrej urgjenca në Greqi pasi nuk ishte ndier mirë.

Një ambulancë shkoi në Igumenicë që ta merrte të sëmurën dhe ta dërgonte në një spital në Janinë.

Kurse trageti u nis për në Patra, ku një ekip mjekësh i specializuar, po priste t’i merrte në pyetje dhe të kontrollonte pjesën tjetër të pasagjerëve dhe ekuipazhin. Cilido që ka qënë në kontakt me rguan e sëmurë do të mbahet nën mbikqyrje mjekësore për 14 ditë.