Itali: Tre lojtar rezultojnë pozitiv me koronavirus, i gjithë ekipi përfundon në karantinë

Koronavirus po prek edhe futbollin në Itali. Së fundmi mësohet se tre lojtarë të ekipit Pianeses në Serie-C – nivelin e tretë të futbollit italian – kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të kryera. Lajmin e dha vetë klubi sienez me anë të një njoftimi zyrtar.

Ndërsa nga mediat në rajnonin e Toscanas, bëhet e ditur se edhe një punonjës i stafit të ekipit është i dyshuar me koronavirus.

Klubi i Pianese në postimin e saj njofton se të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e pranishëm në udhëtimin e e fundjavës së kalaur në Alessandria janë kontaktuar dhe janë futur në karantinë, teksa kontrollohen vazhdimisht nga mjekët.