Rasti i parë me koronavirus në provincën e Romës, një grua e re

Konstatohet rasti i parë me koronavirus në provincën e Romës, Itali. Është një grua 38 vjeçe me origjinë të huaj, që jeton në Fiumiciono, e cila ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 10 vjeç dhe që së fundmi ka udhëtuar në zonën e Bergamos.

Ajo është shtruar në Spallanzani, kurse familja është izoluar nën mbikqyrje, siç veprohet me personat që kanë pasur kontakt me të.

Janë duke u bërë verifikime për burrin dhe vajzën e saj, që duhej të kishin dalë mbartës pas analizës së parë, por nuk kanë simptoma.

Nënat e fëmijëve që janë në një klasë me fëmijët e gruas së infektuar janë frikësuar: "Fëmijët tanë kanë qenë në një klasë me të. Ne kemi të drejtë të dimë se çfarë rrezikojnë fëmijët tanë, pas dhjetë ditësh në shkollë me fëmijët e gruas së infektuar."

Protesta  ka nisur nga prindërit e shkollës fillore në Rodano në Fiumicino, që e ndiqnin dy fëmijët e gruas 38-vjeçare, e cila banonte në Isola Sacra dhe doli pozitive me koronavirus.