Meta: Derbi historik Tirana – Partizani, ngjarje e jashtëzakonshme!

Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida e cila përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të bardhebluve dhurojë një spektakël të vërtetë si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

I kënaqur nga kjo sfidë ka ngelur dhe presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shkruan se ndeshja  i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit.”, shkruan Meta në postimin e tij.