Shi, dëborë dhe temperatura minus/ E shtunë e ftohtë në të gjithë vendin

E shtunë 29 Shkurt 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 13 °C

në vendet malore: -6 / 10 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.