Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana ‘manita’ Partizanit

Derbi i çmendur në “Air Albania”.

Tirana ka shpartalluar kampionët në fuqi me rezultatin 5-1 ku gjatë 90 minutave nuk munguan 2 kartona të kuq dhe dy penallti.

Një triumf madhështor për skuadrën e Emanuel Egbosë. Dopietat e Bathës dhe Muçit si dhe goli i autogoli i Idrizajt, i siguruan këtë fitore madhështore 24 herë kampionëve të vendit.

Ndërkohë që për të kuqtë e Adolfo Sormanit, William shënoi golin e vetëm pas 120 sekondash lojë.

Në minutën e 14’ ishte Eneo Bitri i cili u ndëshkua me kartonin e kuq duke lënë Partizanin me 10 futbollistë. Arbitri nuk kurseu kartonin e kuq as për Agustín Torassa në minutën e 88’.

Pas kësaj fitore, Tirana “blindon” kreun e Superligës me 47 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.