Tjetër rast me koronavirus nga të evakuuarit e Diamond Princess në SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, konfirmoi të premten një tjetër rast me koronavirus, mes qytetarëve të evakuuar nga anija e lundrimit Diamond Princess, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 44 persona të prekur.

CDC, në një telefonatë me reporterët, nuk dha një numër të plotë të rasteve totale në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Sipas llogarive, numri i përgjithshëm do të ishte 62 nëse nuk janë prekur më shumë pacientë nga virusi.

Kreu i CDC, Nancy Mesonnier tha se agjensia po përgatit shpërndarjen e testeve për infeksionin, duke shtuar se qëllimi i saj ishte që çdo test shtetëror të bëhet deri në fund të javës tjetër.