3 gola, 2 penallti dhe një karton i kuq, përfundon pjesa e parë e derbit kryeqytetas

Kanë përfunduar 45 minutat e para në derbin e kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 24 në Kategorinë Superiore.

Në “Air Albania” po zhvillohet një super ndeshje ku në total janë shënuar 3 gola, 2 penallti dhe një karton i kuq, shkruan SYRI.net.

Vetëm 120 sekonda lojë i mjaftuan të kuqve që të realizojnë një supergol me anë Melos i cili me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës dërgon topin drejt rrjetës. Lika ngel i shtangur.

Tirana reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin 1-1 në sfidën ndaj Partizanit pasi Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 13’ pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Protestojnë futbollistët e kuq.

Në minutën e 18′ arbitri Xhaja akordon një tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale. Batha shënon sërish nga pika e bardhë duke përmbysur rezultatin 2-1. Në festë bardheblutë të cilët e mbyllin në avantazh pjesën e parë.

Penalltia e dytë për Tiranën: