Zjarr i madh përfshin stacioni hekurudhor, policia evakuon njerëzit

Të premten, policia franceze evakuoi njerëzit në stacionin hekurudhor Gare de Lyon në Paris, pas një zjarri të madh që shpërtheu në një rrugë ngjitur.

Retë e tymit të zi të shpërthyen mbi stacion dhe një radhë skuterash dhe motoçikletash të parkuara po digjeshin, raporton Reuters.

Në 1730 GMT prefektura e policisë tha në njoftimin e saj në Twitter se zjarri ishte nën kontroll dhe u kërkoi njerëzve që të qëndronin larg zonës.

Televizioni BFM raportoi se zjarri kishte nisur në periferi të një koncerti të mbajtur nga këngëtari Kongolez Fally Ipupa.