FOTO/ Tirana – Partizani, në tribunën VIP ndodhet një tifoz special i të kuqve

Ditën e sotme në orën 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” i ftuari special do të jetë ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega i cili ka udhëtuar enkas për të parë nga pranë ekipin e zemrës.

Por, këtë derbi ai ka preferuar që mos ta shoh nga ekrani në Amerikën e largët, por ka udhëtuar që të jetë pranë tifozëve të Partizanit.

Kujtojmë që sa herë që ka pasur lëvizje apo kandidatura për drejtimin e të kuqve, sidomos me largimin e Lerdës, tifozët kanë kërkuar rikthimin e Skënder Gegës.