Çfarë i kërkoi Vuçiç Thaçit që skandalizoi presidentin slloven

Në një intervistë për 24-orë.info, ish kryeministri Sali Berisha shprehet se është pikërisht presidenti serb Aleksander Vuçiç ai i cili dikton çdo qëndrim të Tiranës ndaj Kosovës.

Teksa komentoi ftohtësinë e pritjes se kryeministrit Edi Rama për Albin Kurtin, Berisha e quan kryeministrin Edi Rama si person anti-kosovar.

“Ftoj çdo shqiptar që të kujtojë një skenë, një skenë mos të harrojë kurrë! Kryetari i shtetit të Kosovës (Hashim Thaçi) në forumin e Austrisë, në krah kishte Vuçiçin, përtej ishte Pahor presidenti i Sllovenisë. Kur një gazetar e pyet atë që mban sot kreun e shtetit të Kosovës për kufijt, padroni i tij pa asnjë skrupull të pashembullt në të gjithë eksperiencën time 23-vjeçare në arenën ndërkombëtare, i tha mos fol! Pahor u skandalizua, nuk besonte se si mund të ndodh kjo. Dhe nuk foli! Nuk foli argati! Nuk ka skenë më turpëruese, më demaskuese sesa kjo”.

Sipas tij, sot shqiptarët duhet ta pyesin veten se cila është tradhtia dhe nëse nuk do të reflektojnë, do ta pësojnë përsëri dhe përsëri.

“Kjo që ndodh tani, është tradhtia e dytë. Tradhtia e parë ka ndodhur në vitet 44-45 nga Enver Hoxha dhe ekzistojnë të gjithë dokumentet për këtë, të pakundërshtueshme sot. Kjo është tradhtia e dytë e madhe e Tiranës… Në samitin e EBRD-së në Londër, asnjëri nuk foli më për minishengenin, përveç “Esat Toptanit të ri” (Edi Rama). Sepse Vuçiç e kupton se i ngeci në fyt. E kupton se nuk e shiti dot projektin e Serbisë së madhe,   Jugosllavisë së re me emrin “minishengen”, është shprehur Berisha.

Intervista e plotë: