Derbi/ Formacionet zyrtare: Tirana - Partizani, ja si do të rreshtohen skuadrat!

Ditën e sotme në orën 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Fitorja është kusht për të dy skuadrat. Bardheblutë vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit, ndërkohë që kampionët në fuqi të Partizanit, do të kërkojnë 3 pikët në derbi, për t’u rikthyer në garën për titull.

Tifozët në “Air Albania” pritet të dhurojnë një atmosferë elektrizuese. Kurse të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Doka, Muça, Vangjeli, Celhaka, Batha, Torasa, Kale, Kobina, Ngo.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Haklaj, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Çinari, Braun.