Barcelona vuan dëmtimet para ‘El Clasicos’
Barcelona po vuan shumë dëmtimet e shumta në këtë periudhë kaq delikate të sezonit.
Pas dëmtimeve të Suarez e Dembele, vijnë edhe lajmet e dëmtimeve të Jordi Albës dhe Sergi Roberto.
Të dy kanë pësuar dëmtime që nuk do i lejojnë të jenë prezent në “El Clasicion” e së dielës.
Ndryshe nga Roberto, Alba mund të ketë shpresë të zbresë disa minuta në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Mëngjesin e sotëm Barcelona ka kryer seancën e parë stërvitore, ku e reja në krahasim me ditët e fundit ka qenë prezenca e mbrojtësit të krahut të majtë. Alba ka marrë pjesë me shokët në pjesën e parë të seancës stërvitore dhe më pas është ndaluar nga mjekët, për t’iu drejtuar palestrës dhe për të vijuar i vetëm rikuperimin nga dëmtimi, që pritet t’i kushtëzojë prezencën në formacionin e parë në “El Clasico”.
Ndërkohë në këtë ndeshje Barcelona nuk ka ekip të plotë dhe do duhet të marrë lojtarë nga ekipi i dytë.
Në stërvitje me ekipin e parë ditën e sotme kanë qenë disa lojtarë nga ekipi i dytë, por ajo që bie në sy është mungesa e Rey Manaj.
Ai shpesh ishte thirrur nga Setien, por ky i fundit duket se nuk është bindur nga performancat e lushnjarit, që do i duhet të vazhdojë me ekipin e dytë.