Helmohen 7 nxënës në shkollën 'Janaq Kilica'

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në shkollën 'Janaq Kilica' në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake janë helmuar 7 nxënës në orën e laboratorit të kimisë. 

Besohet se helmimi i tyre është shkaktuar nga një reaksion kimik pasi po kryenin eksperimente në laborator.

7 nxënësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe disa prej tyre kanë vështirësi në frymëmarrje.