Sevilla-Roma, finalja e parakohshme e Europa League

U hodh në Nyon të Zvicrës shorti i turit të 1/8-ave të Europa League, shkruan Syri.net.

Janë 16 ekipe që pasi u kualifikuan në takimet e djeshme (përveç Salzburg-Frankfurt që do të luhet sot) do të vazhdojnë garën drejt finales së 27 majit.

Nga tetë çiftet e këtij raundi spikat pas dyshim Sevilla-Roma, që mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.