Dosja 339/ Gjykata e Posaçme e kthen për plotësim hetimesh

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh një nga fraksionet e Dosjes 339.

Sipas gjyqtares paraprake, akuza e SPAK-ut është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve.

Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale.

Ajo i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave.