Mbaron karantina për turistët me fat, 130 individë nga 11 shtete lejohen të lënë hotelin në Tenerife

130 turistë nga 11 shtete të ndryshme janë larguar nga karantina në hotelin e  tmerrit.

Rreth 50 turistë britanikë janë lejuar të ikin nga hoteli në ishujt Kanarie që po shërbente si karantinë, por ende 118 të tjerë kanë mbetur, tregon Daily Mail.

Klientët e hotelit në Tenerife kanë kaluar 3 ditë në izolim, pasi koronavirusi u zbulua në 4 turistë italianë.

Burimet thonë se 50 nga 168 britanikët që mbaheshin në hotel janë liruar, por ende nuk dihet nëse ata do të mund të kthehen në Britani apo nuk do ta lëën ende ishullin.

Personat që janë lënë të ikin janë ata që kanë mbërritur të hënën, pasi klientët e sëmurë ishin larguar.

Zyra e Jashtme britanike ofroi mbështetjen e saj për të 130 turistët, pavarësisht nacionalitetit të tyre, duke thënë se po komunikonte me autoritetet spanjolle për të mundësuar largimin e tyre nga ishulli.