Egbo projekton titullarët, ja si pritet të luajë Tirana në derbi

Tirana ka mbyllur përgatitjet për derbin me Partizanin dhe trajneri Egbo e ka planifikuar formacionin që do të hedhë në fushë, me ndonjë ndryshim të mundshëm deri në orën 19:00.

Në portë, ashtu si në takimet e kaluara, do të jetë Ilion Lika, ndërsa para tij në mbrojtje pritet të rreshtohen Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari.

Në mesfushë, Batha e Çelhaka do të jenë si “digë” para mbrojtjes. Nga krahët Kale dhe Kobina do të japin shpejtësinë, ndërsa në qendër Torasa do të luajë si sulmues i dytë i skuadrës bardheblu.

Në sulm do të jetë Majkëll Ngo, i cili ka për detyrë të bëjë repartin i vetëm.

Në gatishmëri janë tre lojtarë, Muçi, Hasani e Ismajlgeci, të cilët janë zëvendësuesit natyralë për gjatë ndeshjes derbi.

Kujtojmë që bardheblutë e fituan derbin e kaluar me rezultatin 2-1, ku në atë ndeshje ishte Partizani pritës.