Ekzekuton 5 kolegë pasi e pushuan nga puna/ 51-vjeçari vret në fund edhe veten
Punonjësi i një kompanie amerikane në Miluoki, vrau 5 kolegë dhe më pas veten, pasi më parë e kishin pushuar nga puna.
Sipas drejtuesit të kompanisë, Gavin Hattersley, 51-vjeçari ishte punonjës në sektorin e prodhimit të birrave.
Pasi kompania e kishte pushuar nga puna, ai ishte kthyer në godinë me një armë me silenciator dhe kishte hapur zjarr drejt kolegëve, shkruajnë mediat amerikane.
Agresori i dyshuar besohet se ka vjedhur kartën e identifikimit të një punonjësi tjetër dhe ka arritur të futet brenda godinës, tregojnë hetimet e deritanishme.
Në kompleksin e godinave të kompanisë, ku kishte edhe zyra përveç fabrikës së prodhimit të birrës, punojnë rreth 1000 persona.