VIDEO/ Momenti kur efektivi i FNSH sillet me ambulancë te Spitali Ushtarak

Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër, që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë në Rrëshen, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e tij.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Fatmir Kolecaj, në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten.

Dy ditë më parë, ai vrau ish-bashkëshorten dhe ish-kunatin.