Lufta kundër koronavirusit/ Gjermania i akordon OBSH-së 50 milionë euro

Sipas njoftimit të ministrisë së Financave, Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.

Alokimi i fondi shtesë, ka qëllim të sigurojë mbështetje për sistemet shëndetësore, kryesisht në vendet në zhvillim.

Ministria e Financave, ka deklaruar se OBSH ka nevojë për 675 milionë dollarë fonde deri në fund të prillit, ku vetëm një pjesë e kësaj shume është vënë në dispozicion nga komuniteti ndërkombëtar.