", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Shënoi në debutimin me United, Ighalo ia dedikon golin motrës që ka ndërruar jetë

Odion Ighalo, debutoi sot me fanellën e Manchester United në ndeshjen ndaj Olimpiakos.

Sulmuesi nigerian arriti që në këtë debutim të shënonte dhe golin e parë me fanellën e “Djajve të kuq”. 30 vjeçari  finalizoi një aksion magjik të nisur nga Bruno Fernandes, ndërsa Juan Mata dha pasimin final për nigerianin.

Pas golit të shënuar, Ighalo u pa të ngrinte bluzën, duke treguar një person të cilit ia dedikonte golin e shënuar. Dhe nga mediat është mësuar se personi në foto ishte motra e tij, e cila ka vdekur pak kohë parë.