Armando Broja po shkëlqen në Angli, kualifikon Chelsean në gjysmëfinale

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja, kualifikoi skuadrën e tij, Chelsean U-18 në fazën gjysmëfinale të FA Cup për të rinj.

18-vjeçari mposhti me golin e tij bashkëmoshatarët e Millwall, duke dërguar “Blutë” në raundin e parafundit të kompeticionit për U-18.

Në fazën e ardhshme, Chelsea U-18 do të përballet me fituesin e çiftit Manchester United ose skuadrën e Wiganit.

Sulmuesi i Shpresave firmosi përpara disa kohësh një kontratë profesioniste me Chelsean, duke pritur një ditë debutimin me skuadrën e parë.

Broja aktivizohet me ekipet zinxhir të Chelseat, kryesisht me U-18 dhe U-23.