Dorëheqja/ Meta: Të iki unë që të vijë Batoni President?! Ta harrojnë

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpjeguar që ai ka ndjekur rrugën institucionale.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse nuk hep dorëheqjen, kreu I shtetit ishte mjaft i qartë: “Ta harrojnë”.

“Si mund të jap unë dorëheqjen që të vendosin një kukull, për të firmosur ca vendime të mbrapshta anti-kombëtare? Të iki unë që të vijë Batoni President?  Ta harrojnë. Kam 3 vite që i paralajmëroj: Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Këta popullin nuk e futin dot në xhep siç kanë bërë me institucionet e tjera. Durim deri në 2 mars”, tha presidenti Meta. /A.R, Syri.net