Shtohen vendet e prekura nga koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Irlandën Veriore

Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Irlandës Veriore është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Nga të dhënat, pacienti kishte udhëtuar nga Italia Veriore në Dublin, raporton Sky News.

Gjatë ditës së sotme, gjithësej 52 persona në Irlandën Veriore u testuan ndaj virusit vdekjeprurës, ku sipas statistikave, rezultatet kanë rezultuar negative.