VIDEO/ Ludogorets surprizon Interin në ‘San Siro’, rihapet çështja e kualifikimit
Inter dhe Ludogorets po luajnë mes tyre sfidën e kthimit të vlefshme për 1/16-at e Eruopa League, shkruan Syri.net.
Bullgarët surprizojnë, duke realizuar në minutën e 27-të me anë të Oliveira-Souza.
Takimi i parë ka përfunduar 2-0 për Interin dhe me këtë gol rihapet çështja e kualifikimit.
Kujtojmë që në “San Siro” po luhet pa tifozë, për shkak të frikës nga koronavirusit.