Derbi Tirana – Partizani, ja kush do të jetë arbitër i sfidës

Ditën e nesërme në orën 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 24-rt në Kategorinë Superiore.

Kjo ndeshje është tepër e rëndësishme si për rivalitetin që kanë skuadrat midis tyre edhe për renditjen në kampionat.

Dhe për këtë FSHF ia ka besuar sfidën, Juxhin Xhajës, i cili është dhe arbitër i FIFA-s.