Alarm i kuq në Itali/ Shënohet viktima e 17 nga koronavirusi

Duke u shpërhapur me një shpejtësi të frikshme, koronavirusi ka shkaktuar viktimën e 17 në shtetin fqinj, Itali.

Ndërkohë, numri i të prekurve paraqitet tepër i madh duke i kaluar mbi 450 persona.

Organizata Botërore e Shëndetit tha të mërkurën se për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën.

Më shumë se 80,000 njerëz në rreth 40 vende janë infektuar me koronavirusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor, duke vrarë më shumë se 2,700 njerëz deri më tani