Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, i jep fund jetës në banesën e tij autori

Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kodër-Rrëshen të Mirditës, ku Fatmir Koleci vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj, mësohet se Koleci ka vrarë veten në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Burimet bëhen të ditura nga Faxnews.

Në vendngjarje, mësohet se ndodhen Forcat RENEA, të cilat thuhet se kishin informacione se Koleci ishte fshehur në fshatin e tij.

Mbeten ende për t'u sqaruar rrethanat në të cilat ka humbur jetën Fatmir Koleci.