Frika nga koronavirusi mbërrin në Vatikan

Nga Albert Link, BILD

Frika nga koronavirusi, që është përhapur në veri të Italisë për shkak të infeksioneve të shumta, arriti deri në Vatikan me një vonesë të vogël.

Megjithë shpërthimin, Papa Françesku, 83 vjeç, nuk tregoi frikë nga turmat. Në audiencën tradicionale në sheshin e Shën Pjetrit, të mbushur nga mijëra pelegrinë, kreu i kishës katolike iu afrua turmës të mërkurën dhe shtrëngoi duart dhe puthi fëmijët. Por disa pelegrinë kishin ardhur me maska mbrojtëse.

Gjatë audiencës të mërkurën, ata panë një Papë dukshëm të lodhur, që kollitej dhe frynte hundët vazhdimisht. Edhe zëri i tij ishte i këputur. Mijëra vizitorë kishin një mendim: shpresojmë të jetë një ftohjë e padëmshme.

Kur Papa i anuloi takimet të enjten, për shkak të sëmundjes, një zëdhënës tha se ishte një ftohje e lehtë. Se çfarë ka saktësisht Papa, nuk e zbuloi.

Në Itali ka një shpërthim të madh të koronavirusit me mbi 520 të infektuar- kryesisht në veri të vendit. Deri më tani ka pasur tre raste në Romë, të gjithë janë shënuar.

Françesku është përgjithësisht me shëndet të mirë, por ai ka pasur vetëm një mushkëri për dekada.

Të dielën Papa mbajti një meshë në Bari, në jug të Italisë, ku foli edhe për epideminë. Ai i lut që virusi i shfrenuar të mos shkatërrojë solidaritetin njerëzor dhe të luftohet me masa efektive. Asnjë maskë nuk shihej mes 40 mijë vizitorëve të pranishëm dhe nuk kishte masa të posaçme sigurie.