Dyshohet për Koronavirus, lojtari i Genoas stërvitet i veçuar nga skuadra

Virusi i tmerrshëm Koronavirus është përhapur me të madhe edhe në Itali.

Deri tani në shtetin italian numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 14, ndërsa janë infektuar mbi 528 persona.

E nga ky virus është konfirmuar se futbollisti i parë profesionist që është infektuar është një 22-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet publik dhe që luan në Serie C te skuadra Pianese.

Besohet se bëhet fjalë për njërin mes Carlo Manciones ose King Udoh, pasi të dy sulmuesit janë të vetmit që janë nga 22 vjeç.

Por së fundmi u dyshua se Koronavirusi ka infektuar edhe një futbollist të Serie A

Fjala është për mbrojtësin e Genoas, Edoardo Goldaniga, i cili ditën e sotme është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga vendet më të prekura nga ky virus.

Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është duke u kujdesur nga stafi mjekësor i Genoas.

Gjithsesi, lojtari ka dalë negativ për momentin, por po mbahet nën mbikëqyrje.