Masa të rrepta kundër koronavirusit/ IKSHP kontrollon një për një udhëtarët në aeroport

Për t’u siguruar nuk janë të prekur nga koronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dhënë detaje rreth kontrollimit që po u bëhet udhëtarëve që po vijnë nga Italia.  

Gjatë kontrollëve të kryera ditën e sotme, IKSHP-ja njofton se asnjë udhëtar nuk ka rezultuar me shenjave të koronavirusit.  

Njoftimi i IKSHP-së:

NË AEROPORTIN E PRISHTINËS, KONTROLL MJEKËSORE PËR UDHËTARËT E ARDHUR NGA ITALIA

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetir nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes. Udhtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.