Solomon u përgjigjet kritikëve me një thënie filozofike: Njerëzit të provokojnë dhe më pas bëjnë viktimën!

Theofilus Solomon u kritikua shumë për gabimin që bëri tek goli i parë i pësuar nga Partizani në ndeshjen ndaj Bylisit.

Mirëpo, sulmuesi nigerian po shfrytëzon rrjetet sociale për t’u dhënë përgjigje sulmeve të tij, pa përdorur emra të përveçëm.

Ditën e djeshme, përmes llogarisë të tij në “Instagram”, Solomon ka bërë filozofin. 24-vjeçari ka postuar një citat në formë mesazhi në gjuhën angleze, që nënkupton situatën ku ai ndodhet.

“Njerëzit do të provokojnë deri sa ata të të detyrojnë që të nxjerrës anën tënde të shëmtuar dhe më pas të bëjnë viktimën”.

Ky është mesazhi filozofik i Solomonit në prag të derbit. Në fazën e parë nigeriani shënoi gol ndaj bardhebluve.

Një tjetër postim me mesazh të qartë, sulmuesi e ka bërë edhe ditën e sotme, ku shkruan se urrehet për një gabim.