Mbi 5000 euro një maskë kundër koronavirusit/ 20 persona nën hetim

Pasi Italia është kthyer në vendin më të prekur nga koronavirusi, autoritetet financiare italiane kanë identifikuar e vënë nën hetim 20 persona në rajonet Liguria, Lombardi, Marche, Campania e Calabria të akuzar për mashtrim tregtar.

Duke abuzuar me ndjeshmërinë e lartë prej frikës së infektimit me koronavirus, ata përfitonin duke tregtuar maska filtrante me simbolin "Claims" që sipas tyre garantonin mbrojtjen totale nga kronavirus.

Sipas autoriteteve, një maske e tillë kishte kapërcyer çmimin e 5 mijë euro, ku si pasojë e këtij mashtrimi, 20 personat e vënë nën hetim, rrezikojnë deri në 2 vite heqje lirie.

Operacioni financiar është shtrirë në të gjithë territorin italian duke sekuestruar maska, filtrues ambienti, artikuj për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarjes që shiteshin me çmime spekulative.

Autoritetet italiane garantojnë se objektetet e sekuestruar përvec çmimit abuziv, nuk garantojnë absolutisht mbrotjen totale nga viruset.