Koronavirusi/ Koduzi: Qeveria më shumë show mediatik se sa masa reale

I ftuar në studion e Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, Gazmend Koduzi, nëndrejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, ka komentuar masat e marra nga qeveria shqiptare lidhur me rrezikun e Coronavirusit.

Sipas tij, qeveria dhe ministria e Shëndetësisë më tepër po bëjnë show mediatik.

"Është ngritur një grup pune në PD dhe më pas zbritëm në terren për të pare situatën. Kemi shkuar në pika të ndryshme të hyrjes në Shqipëri, apo në qendra shëndetësore dhe vumë re se masat në terren janë të pakta dhe ndryshe nga ajo që thuhet. Nuk ishin të furnizuara as me maska, as me doreza dhe as me ato që janë linja e parë. E njëjta gjë edhe në pikat e hyrjes. Kur shkojnë kamerat bëjnë sikur zbatojnë të gjithë masat e OBSH, ndërsa jashtë kamerave nuk kanë as maska brenda standarteve. Më tepër ka patur show nga qeveria dhe ministra se sa masa reale”, u shpreh Koduzi.

"Duhet të jemi koshient. Shëndetësia shqiptare është e varfër. Për njerëz sepse mjekët po ikin. Është e varfër nga aparaturat. Duhet të ketë ambulanca të veçanta, tip ekno, të izoluara e që kanë standartet e tyre. Duhen kostume që janë marrë nga koha e SARS-it e nuk janë marrë të tjera", shtoi Gazmend Koduzi. /A.R, Syri.net

Intervista në Syri TV: