Vendimi i Gjykatës së Posaçme/ Sekuestrohen pronat e Altin Hajrit në Shijak

Gjykata e Posaçme dha sot vendimin për vendosjen nën sekuestro të pronave të shtetasit Altin Hajri.

Konkretisht gjykata dha vendimin e sekuestrimit të kompleksit Golden Resort, në Xhafzotaj, Pjezë, Durres; karburantit "ALT- OIL 2008" si dhe të një vile dy katëshe në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës.

‘Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 date 31.01.2020  si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP. Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim shtetasit Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorise se Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.’