Përdorimi shumë i shpeshtë i dizinfektantëve rrit mundësinë e prekjes nga viruset, tregon kompania kimike

Përhapja e koronavirusit ka sjellë panik në gjithë botën dhe shumë njerëz kanë filluar të blejnë dizinfektantë.

Por pavarësisht se larja e shpeshtë e duarëve dhe dizinfektimi e ulin përhapjen e virusit, ekspertët tani thonë se teprimi me të mundet në fakt ta rrisë mundësinë e infektimit.

Një përfaqësues i kompanisë së produkteve kimike Kao Corporation foli për Kyodo News: “Sigurisht, larja e duarëve është e nevojshme dhe përdorimi i dizinfektantëve gjithashtu, por teprimi nuk është aspak i mirë. Alkooli i dizinfektantëve mund të thajë duartë. Lëkura e tharë dhe e dëmtuar mund të bëhet një magnet për bakteret dhe të rrisë mundësinë e futjes së virusëve në organizëm. Është më e dobishme t’i lash duart me sapun mirë se sa shumë herë përgjatë ditës.”

Përveç larjes së duarëve, kompania këshillon pastrimin e çdo sipërfaqeje.