SHMU: Pritet sërish përkeqësimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes do të pasohet nga një përkeqësim gradual në mëngjesin e ditës së premte.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit. Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje.

Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2ºC deri në 5ºC
zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC
Ju urojmë një ditë të mbarë!